Home / roze / Kritikët inatosin “The Rock”-un

Kritikët inatosin “The Rock”-un

Është protagonist i filmit “Baywatch”, i frymëzuar nga seriali i famshëm me të njëjtin emër, dhe mesa duket është edhe mbrojtësi numër 1 i këtij filmi nga kritikat që ka marrë.

Dwayne Johnson, i cili njihet edhe me nofkën “The Rock” (Shkëmbi), përdori Twitter-in për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve.

“Fansat e DASHUROJNË filmin. Kritikët e URREJNË. Ndryshim i madh. Njerëzit thjesht duan të qeshin dhe të zbaviten”, shkroi Johnson.

Aktori shtoi se ka pasur raportime që njerëzit nuk e kanë mbajtur dot nga të qeshurit dhe kjo, sipas tij, është gjëja më e rëndësishme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: