Home / Ekonomia / Pensionet e pamerituara, ISSH ka 5 mijë raste: Do kthejnë paratë

Pensionet e pamerituara, ISSH ka 5 mijë raste: Do kthejnë paratë

Dëshira për të patur një pension më herët se sa e përcakton ligji, apo më të mirëpaguar se sa e meriton në bazë të kontributeve, ka kthyer në të pandehur mijëra pensionistë, të cilët kanë rezultuar se kanë përfituar pensione me dokumente të falsifikuar.

I tillë është rasti i Agron Qarkut, i cili në moshën 71-vjeçare është shpallur fajtor nga gjykata për mashtrime në sigurime në shumën e 1,2 milionë lekëve të reja. 17 vite më parë i moshuari kishte falsifikuar certifikatën e lindjes duke dalë shumë vite më herët në pension.

Por verifikimi i praktikës, ka bërë që i moshuari të marrë dënimin e tij të parë penal në moshën 71-vjeçare. Drejtori i Institutit të Sigurimeve shoqërore ka shpjeguar për Top Channel edhe mënyrat më të shpeshta nëpërmjet të cilave janë falsifikuar dokumentet për pensione të parakohshme apo të pamerituara.

“Dy janë mënyrat më të hasura në pensionet me probleme. Ose falsifikimi i datës së lindjes duke e bërë më të hershme nga sa ka lindur në të vërtetë, ose kanë falsifikuar kontributet e derdhura duke deklaruar sikur kanë punuar në punë që kanë patur më shumë kontribute nga ajo që kanë kryer realisht”, shprehet Astrit Hado, drejtori i ISSH.

Por dënimi penal nuk është fundi i zbulimit të këtyre mashtrimeve. Për rastet e identifikuara ISSH, i shpall ato debitore duke filluar procedurat e rimbursimit të shumës.

“Për secilin rast të identifikuar në procedojmë me mbajtjen e gjysmës së vlerës reale të pensionit, deri në momentin kur shlyhet shuma që pensionisti e ka marrë në mënyrë të padrejtë”, thotë Hado,

Sipas të dhënave nga ISSH, nga viti 2007 e deri në vitin 2015 janë identifikuar mbi 5 mijë raste të pensioneve me dokumente të falsifikuara.

3 comments

  1. ISSH.Pse nuk hetohet sa ka vjedhur ISSH shqipetarevedhe i kane marre si shperblim ne fund te vitit?

  2. Jane mijra shqipetare qe u eshte vjedhur pensioni nga ISSH ne rrethe dhe ne Tirane

  3. Te hetohet sa ISSH u ka vjedhur mijra shqipetareve dhe i kane marre shperblim per vete

Leave a Reply

Your email address will not be published.