Home / Politika / PD “e vjetër” nis lëvizjen, por Selami mbështet listën e Bashës

PD “e vjetër” nis lëvizjen, por Selami mbështet listën e Bashës

Pesë deputetë aktual të Partisë Demokratike të lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë, janë bërë bashkë ditën e sotme.

Ata janë fotografuar në një lokal në kryeqytet duke biseduar me njëri tjetrin.

Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Keltis Kruja, janë takuar me njeri tjetrin, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre politike por edhe atë të Partisë Demokratike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ditën e sotme Topalli dhe Imami kërkuan që forumet e PD të shkarkojnë Lulzim Bashën, ndërsa thanë se ftohet çdo koleg apo ish- koleg, apo intelektual që është i zhgënjyer të bashkohen kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Eduard Selami ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të PD Lulzim Basha gjatë kohës që opozita kishte ngritur çadren para Kryeministrisë dhe rrezikonte të mos futej në zgjedhje, por sot, ai i ka dalë në krah të tij.

Edhe pse Selami mbeti jashtë listës së Bashës për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, në rrjetet sociale, Selami thotë se lista ka mbështetjen e tij dhe se tani është koha për fushatë dhe jo për analiza.

“Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami ne Twitter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: