Kosova

Nesër emërohen komisionarët nga ana e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për nesër (e martë) ka paralajmëruar se do të emërojë këshillat nëpër vendvotime, duke mos dhënë numrin e saktë se sa do të jenë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Arbresh.info se nesër do t’i publikojnë të dhënat e sakta për numrin e vëzhguesve.

“Në bazë të planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme do të bëjë emërimin e këshillave të vendvotimit. Për numrin e saktë të tyre ne do të dimë gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Elezi për Arbresh.info.

Arbresh.info ka raportuar sot gjatë ditës së dy partnerët e koalicionit LDK dhe AKR nuk kanë arritur të dakordohen për numrin e komisionarëve në Mitrovicë.

170 komisionarë sa i takojnë koalicionit LDK-AKR, Arbresh.info mëson se vetëm 30 i ka ofruar LDK, gjë që ka shkaktuar probleme në mes partnerëve.

Edhe shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, e ka konfirmuar se kanë vështirësi, por nuk ka dashur të përmendë se për sa komisionarë bëhet fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button