Home / roze / Cannes, Palma e Artë i shkon filmit “Katrori”

Cannes, Palma e Artë i shkon filmit “Katrori”

Satira e botës së artit “Katrori”, me regjisor Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në festivalin e filmit në Cannes.

Filmi suedez ishte një prej 19 produksioneve që garonin për prestigjozen Palmën e Artë, në 70-vjetorin e festivalit në rivierën franceze.

Fitorja i shkoi papritur filmit suedez, pasi kritikët kishin vlerësuar si tre më të mirët, dramën franceze “120bpm”, thrillerin “Good Times” dhe filmin romatik rus “Loveless”, si më të mirët.

Juria që vlerësoi si më të mirën filmin suedez, drejtohej nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic West dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Megjithëse mori kritika të mira, askush nuk e priste që filmi të merrte Palmën e Artë.

Filmi përqëndrohet tek Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.

Nga mediat, filmi “Katrori” u cilësua si një ngjarje që zhvillohet ngadalë, por që ka një forcë totale ndaj së cilës nuk mund të rezistohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: