Kosova

Vuçiq: Deklarata e Thaçit, mashtrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar si mashtruese deklaratën e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi sipas së cilës nuk mund ta imagjinojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian para Kosovës.
Këto vlerësime, Vuçiq i bëri në Slloveni pak para nisjes së samitit të “Brdo Brionit” me çrast tha se nuk do ti përgjigjet asaj me arsyetimin se çdo përgjigje “do të shkonte në dëm të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, dhe marrëdhënieve tona ekonomike”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se për çdo përgjigje që do të jepte, shqiptarët do të kishin një kundërpërgjigje të gatshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button