Maqedonia

Parlamenti Evropian-Maqedonisë: Zbatoni marrëveshjen e Përzhinos, pastaj bisedojmë për anëtarësim

Përmes rezolutës së miratuar sot në Parlamentin Evropian me 503 vota ‘për’, 113 vota ‘kundër’ dhe 45 ‘të përmbajtur’, përshëndetet formimi i Qeverisë së re të Maqedonisë.

PE-ja kërkon nga partitë politike që ta forcojnë besimin në shtet dhe në institucionet e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeverisë së re i bëhet thirrje që të vazhdojë me reformat në sferën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, fqinjësinë e mire, si edhe t’i frocojnë tentimet drejt integrimit në BE.

Rezoluta thotë se PE-ja do të mbështet fillimin e bisedimeve vetëm pasi të ketë përparim të theksuar në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat tjera urgjente.

Duke iu kthyer vitit 2016, PE-ja ka shprehur keqardhje për ngecjen në reformat në gjyqësi dhe ndërhyrjen politike në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Gjithashtu kanë shprehur shqetësime për ndërhyrjen dhe sulmet ndaj Prokurorisë Speciale Publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button