Maqedonia

Veliçkovski merr pjesë në konferencën e EUCOM në Gjermani

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski është duke marrë pjesë në Konferencën për programe partneriteti ndërmjet Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë – EUCOM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

AIM bën të ditur se konferenca mbahet në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë dhe është pjesë e programit të Gardës kombëtare të SHBA-ve dhe i lidhë ushtritë e SHBA-ve dhe vendet partnere me qëllim të rritjes së aftësive luftarake, përmirësimin e ndërveprimtarisë, si edhe përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë se gjithashtu, qëllimi është që të rritet ndërveprimi ndërmjet ushtrive përmes ndërtimit të marrëdhënieve të ndërsjella në drejtim të përmirësimit të sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button