Maqedonia

Gjysma e grave në Maqedoni janë të papuna

Gjysma e grave të afta për punë në Maqedoni nuk janë të angazhuara me punë, por bëjnë punë shtëpie pa pagesë. Këtë e tregoi studimi i kryer nga UNDP-ja i realizuar në disa rajone të vendit. Gratë në punët e përditshme shpenzojnë një mesatare prej 5 orëve. Kjo është tre herë më shumë se meshkujt.

Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja, si dhe barazia gjinore.

Nga Qeveria njoftuan për një orar fleksibil të punës për baballarët në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës së tyre, rritje të pushimit të lindjes për nënat, hapjen e kopshteve në zonat rurale. Vetëm 43 për qind e numrit të përgjithshëm të grave në vend janë të punësuara. Por ato janë të angazhuara kryesisht në profesione me paga të ulëta, si dhe marrin 19 për qind paga më të ulëta se kolegët e tyre meshkuj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button