Home / roze / Tre mln dollarë për sigurinë e binjakëve

Tre mln dollarë për sigurinë e binjakëve

Fjala kyç është siguria. George dhe Amal Clooney (Alamuddin) duket se nuk kursehen aspak kur vjen puna për të mbrojtur privatësinë e tyre, e për të mbajtur larg paparacët nga dy binjakët, Ella dhe Alexandër, të cilët erdhën në jetë më 7 qershor.

Sipas disa burimeve, prindërit e rinj kanë angazhuar një eskortë për të ndjekur hap pas hapi binjakët edhe në shtëpi, e kanë shpenzuar 3 milionë dollarë për aparatura të tilla si, sensorë lëvizjesh e lazera për të mbrojtur vilën në Berkshire.

E ndërsa një grup truprojash do të ruajnë ditë e natë të gjithë perimetrin e rezidencës, duke i kushtuar çiftit 300 mijë dollarë në vit, dy truproja do të ndjekin Ellën dhe Alexandrin hap pas hapi edhe brenda mureve të shtëpisë.

Më kureshtarëve duhet t’u mjaftojnë fjalët e gjyshit nga babai, Nick Clooney, i cili i ka njohur vogëlushët përmes “Skype”-it.

“Fëmijët janë shumë të bukur. Kanë flokë të zinj dhe djali duket se ka hundë të ngjashme me atë të George. Janë perfektë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: