Kosova

KQZ dërgon në rinumërim 30 kuti të votimit

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit pas rekomandimeve të dhëna nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

 

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, me miratimin e anëtarëve tjerë të komisionit ka dërguar në rivotim 30 kuti.

Arsyeja pse këto kuti i kanë dërguar në rivotim është nga mungesa e nënshkrimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mos përputhja me formularët e rezultateve, mungesa e librave të votimit. Mungesa e listës së botuesve, ndërrimi i shiritave të sigurisë etj.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është bërë e ditur se ende nuk janë numëruar votat me kusht të qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

“QNR është në proces të skanimit të listave përfundimtare të votuese, do të fillojë regjistrimi i votuesve me gusht. Dhe pas një kontrolle do të fillojë edhe validimi dhe më pastaj edhe numërimi i tyre”, kanë thënë zyrtarë nga QNR-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button