Maqedonia

Geshkovska mban peng Prokurorinë Themelore të Shkupit

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Shkupit Gordana Geshkovska të cilës i ka skaduar mandati që nga 15 maji, vazhdonte mbaj peng kabinetin dhe një numër të lëndëve në procedim. Burime të Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se Geshkovska nuk është tërhequr nga kabineti i saj edhe pse një gjë të tillë është dashur të bëj që më 16 maj.

 

Geshkovska vazhdon të sillet sikur të jetë përgjegjëse në Prokurorinë Themelore të Shkupit. Ajo akoma shfrytëzon shoferët dhe truprojat. Gjithashtu akoma ndanë lënë për prokurorët dhe jep udhëzime, kryesisht për hetimet e 27 prillit. Disa lëndë të cilat i ka pranuar për të dhënë mendim profesional duke i bllokuar në sirtarët e saj dhe me qëllim pengon prokurorët për të vazhduar hetimet. Me kolegët është shumë arrogante ndërsa vazhdimisht propagandon se gjoja do të rizgjidhet përsëri prokurore në Prokurorinë Themelore të Shkupit.

Për denoncimet e bëra nga Prokuroria Themelore e Shkupit, Alsat kontaktoi kreun e Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski. Ky i fundit me gjakftohtësi tha se të gjithë ata që kanë ankesa ndaj punës së një prokurori duhet të ankohen me shkresë në Këshill.

Të gjithë ata që duan të ankohen për shkeljet që bën një prokuror i caktuar në një Prokurori, mund të ankohen në Këshillin e Prokurorëve Publik përmes shkresave dhe më pas do t’i shqyrtojnë në mbledhje. Nuk kam informacion se Gordana Geshkovska vazhdon të qëndrojë në kabinetin e saj. Do të angazhohem dhe vizitoj kabinetin më pas në mbledhjen e të martës do të diskutojmë- tha Petar Anevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Prokurorëve Publik në të cilën ishte planifikuar vazhdimi i mandatit të Gordana Geshkovskas apo zgjedhjen e prokurorit të ri, dështoi. Anëtarët e Këshillit nuk arritën të mblidhen, duke i dhënë kështu edhe sinjalet e para Petar Anevskit për humbjen e shumicës brenda Këshillit. Derisa mandati i Geshkovskës ishte çështje diskutimi në Këshill, vendi akoma nuk kishte Qeveri. Ky ishte edhe njëri ndër arsyetimet e disa anëtarëve të këshillit pse nuk vazhduan mandatin e Geshkovskës dhe nuk zgjodhën prokurorë të ri. Këshilli gjithashtu për emërimet të reja nuk kishte marrë pëlqim nga anti-korrupsioni. Referuar ligjit për Prokurorë publik, nga dita e skadimit të mandatit të Geshkovskas, me Prokurorinë Themelore të Shkupit duhej të udhëhiqte zëvendësi i saj Jovan Cvetanovski. Së fundi Geshkovska është duke hetuar ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, ndërsa më herët për opinionin u bë e njohur si prokurore e rasteve “Monstra”, pronarit të televizionit A1 Velija Ramkovski dhe “Nikolla Mlladenov”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button