Home / Politika / Mziu kërcënon për flamujt, Rama e Tahiri publikojnë videot

Mziu kërcënon për flamujt, Rama e Tahiri publikojnë videot

Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video ku shfaqet kryetar i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili u drejtohet qytetarëve që të heqin flamujt e LSI dhe PS nga shtëpitë, në të kundërt banesat do t’u shemben.

Rama shkruan se, “Republika e Re është qimja që ndërron në një qënie që zakonin s’e harron dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam”.

Po në Facebook ka postuar një video edhe kryetari i PS së Tiranës, Saimir Tahiri. Në të shfaqet kandidati i LSI-së, Viktor Tusha pas vizitës në shtëpinë e personit të dëmtuar pak ditë më parë Gjovalin Gjini.

Nën diçiturën “Shih e shkruaj, thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt”, Tahiri ka lënë qytetarët të mendojnë vetë për përmbajtjen e videos.

Leave a Reply

%d bloggers like this: