Ekonomia

Harta/ Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Më shumë se 1 milionë e 100 mijë rumunë, 450 mijë shqiptarë dhe 420 mijë marokenë: Këto janë komunitetet më të mëdha të të huajve rezidentë në Itali në 2016-ën, sipas vlerësimit të ISTAT.

Megjithatë sipas ISTAT, prania e shqiptarëve është ulur me 4.1 për qind krahasuar me vitin 2015, apo 19 mijë rezidentë më pak. Nga vlerësimet 48.7 për qind e popullsisë shqiptare janë femra citohet në Raportin e Bilancit Demografik.

Një pjesë e këtyre komuniteteve kanë një përhapje më të gjerë të femrave, veçanërisht komunitetet nga Europa Lindore. Thuajse 80% e qytetarëve nga Ukraina janë gra, dhe përqindje të tilla ka dhe për komunitetet nga Rusia, Polonia dhe Moldavia. E kundërta për komunitetet egjiptiane, pakistaneze, etj., kanë një përhapje më të madhe të meshkujve rezidentë në Itali.

Numri i komunitetit kinez në Itali (280 mijë persona në vitin 2016) është i papërfillshëm nëse krahasohet me 1 miliardë banorë që jetojnë në Republikën e Kinës, në anën tjetër shqiptarët që jetojnë në Itali që përfaqësojnë thuajse 8% krahasuar me ata që jetojnë në vend, ndjekur nga 3% rumunë, 2% moldavë dhe ata që vijnë nga San Marino.

Hartat tregojnë qartë se në veri jetojnë pjesa më e madhe e të huajve krahasuar me totalin e popullsisë.  Ndërsa në jug  këto pesë vitet e fundit është shënuar një rritje më e madhe e taksave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button