Home / Sporti / Ndëshkim i rëndë për Skënderbeun, i hiqet titulli kampion

Ndëshkim i rëndë për Skënderbeun, i hiqet titulli kampion

Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shpallur fajtor klubin e Skënderbeut për komplot në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015 – 2016. Ky komision vendosi që Skënderbeut t’i hiqet titulli kampion për këtë sezon.

KOMISIONI I ETIKES

Në bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI:

  • Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;
  • Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016;
  • Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë;
  • Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;
  • Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.

U shpall sot në Tiranë më 23.06.2017

Leave a Reply

%d bloggers like this: