roze

“Më sillni Donald Trump”

Ishte një batutë që u interpretua dhe si kërcënim. A e sillni dot këtu Donald Trumpin, i tha aktori Johnny Depp publikut të mbledhur në festivalin e Glastonbury, në momentin që prezantoi filmin e tij “The Libertine”.

Turma shpërtheu në brohorima dhe Depp shtoi: “Më keqkuptuat krejtësisht. Kur ishte hera e fundit që një aktor ka vrarë një president”?

Por, komentet e tij nuk i la me kaq: “Dua të sqaroj se unë nuk jam aktor. Gënjej për të siguruar jetesën. Por, mbase është koha që kjo të ndryshojë”.

Ylli i Hollivudit e pranoi se pohimet e veta, që mund të merren dhe si referim ndaj vrasjes së Abraham Lincoln prej aktorit John Ëilkes Booth në 1865, do të shkaktonin polemika. “Kjo do të dalë në shtyp tani dhe do të jetë e tmerrshme. Ishte thjesht një pyetje, nuk po nënkuptoj asgjë”, thërriste Depp.

Ai nuk është sidoqoftë i pari person i famshëm që luan me idenë e vrasjes së Presidentit. Gjatë një tubimi në Uashington, Madonna pati thënë se i shkon shpesh nëpërmend ta hedhë në erë Shtëpinë e Bardhë dhe raperi Snoop Dogg e qëllon figurën e Trump me një pistoletë lodër në një video muzikore.

Në mediat sociale megjithatë ka pasur dhe kritika ndaj komenteve të Depp, të cilat vijnë pak ditë pasi një person i armatosur qëlloi e plagosi disa kongresmenë republikanë në Virxhinia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button