roze

Ndërron jetë aktori i famshëm suedez

Aktori suedez Michael Nyqvist, i njohur për rolin e protagonistit në filmin “The Girl with the Dragon Tattoo” ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje 1-vjeçare me kancerin në mushkëri.

Nyqvist “u shua i rrethuar nga familjarët e tij”, në Stokholm, bëri të ditur zëdhënësja Alissa Goodman.

Aktori suedez u bë i famshëm në rolin e gazetarit investigues Mikael Blomkvist, i krijuar nga autori suedez Stieg Larsson në serinë e romaneve Millenium.

Kohët e fundit, ai interpretoi personazhin negativ në filmin hollivudian “Mission Impossible: Ghost Protocol”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button