Kosova

Mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore i lihet Qeverisë së ardhshme

Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se pas shpërbërjes së Kuvendit dhe Qeverisë janë krijuar barriera për mbledhjen e premiumeve, të cilat ishte paraparë të fillojmë më 1 korrik.

Ai propozoi që mbledhja e premiumeve të shtyhet deri në përgatitjet e parapara.

Ndërkaq kryeministri në largim Isa Mustafa tha se vendimi që të fillojë mbledhja e premiumeve nga data 1 korrik nuk kemi mundur ta bëjmë për shkak të shpërbërjes së Parlamentit.

“Do të ishte mire që ta lëmë mundësinë hapur që kur të konstituohet Qeveria dhe Kuvendi datat t’i përcaktojnë ata”, tha Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button