Home / Rajoni / Maqedonia / Sheqerinska: Maqedonia gjithmonë krah NATO-s nëpër misionet e tyre

Sheqerinska: Maqedonia gjithmonë krah NATO-s nëpër misionet e tyre

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska mbrëmë mbajti fjalim në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në të cilin marrin pjesë 39 ministra të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe vende të cilat kanë pjesëmarrje në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan.

“Republika e Maqedonisë që nga viti 2002 jep kontribut të vazhdueshëm drejt sigurisë së Afganistanit, përmes pjesëmarrjes së më shumë se 2.700 personave personel ushtarak në misionin ISAF, ndërsa nga 1 janari 2015 edhe në misionin “Mbështetje e vendosur”. Në këtë moment vendi im ka sistemuar 39 persona të personelit ushtarak në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan për trajnim dhe këshillim në Komandat rajonale në Kabul dhe Veri”, ka theksuar Sheqerinska dhe i ka përshëndetur angazhimet afatgjata të NATO-s dhe partnerëve të sigurisë në Afganistan, njofton AIM.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska ka theksuar se Maqedonia për fat të keq kaloi përmes një krize të prolonguar politike e cila na çoi pranë konfliktit të brendshëm të dhunshëm”. “Erdhëm në kufi nëse do t’i zhvillojmë demokracinë dhe stabilitetin ose do t’i humbasim të dyja”, ka theksuar ministrja. Vizitën në Bruksel ministrja Shekerinska e ka shfrytëzuar për më shumë takime bilaterale me homologët e saj. Shekerinska, siç thuhet në kumtesë, është takuar me ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Norvegjisë, Turqisë, Francës, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë, BeH.

Leave a Reply

%d bloggers like this: