Home / Rajoni / Maqedonia / Rritet numri i punësimeve në industri në Maqedoni

Rritet numri i punësimeve në industri në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i punëtorëve në industri në maj është rritur për 1%, krahasuar me majin e vitit 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e publikuara sot tregojnë se është rritur numri i punëtorëve për 1,2 % në industrinë përpunuese, ndërkaq është ulur për 0,4 % në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve, për 0,5 % në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim.

Sipas grupeve kryesore industriale, rritje është vërejtur tek energjia (0,7%), prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (3,6%), prodhimet kapitale (11,9%) dhe prodhimet e afatgjate për përdorim të gjerë (4.2%), përderisa rënie ka tek prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjerë (3.2%).

Në periudhën prej janarit deri në maj ka rritje të numrit të punëtorëve për 0,5 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: