Maqedonia

Tërmeti i Ohrit hap vrimat e vullkanit në Kosel, dalin edhe kafshët e ngordhura (FOTO)

Nje seri tërmetesh ka tronditur dy javet e fundit rajonin e Ohrit.

Epiqendra e tyre ka qene pak kilometra nga i vetmi vullkan aktiv në Ballkan, në Kosel.

Kjo ka bere qe te hapen disa vrima të reja në vendin ku për shekuj me radhë  ka pasur vullkan.

Siç mësohet janë shfaqur 6 vrima të reja. Sipas disa personave qe kane vizituar sot Koselin, era e squfurit eshte ndjere me shume.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa kafshë të ngrordhura.
Sot një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Ohrit.
Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe Shqiperi. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 10 km.
Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se  800 tërmete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button