Maqedonia

Gruevski: PSP punon në favor për të mbuluar dështimet e LSDM, nuk e kam ndërmend të iki

PSP udhëheq hajkë politike kundër meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe partisë që të na degradojnë dhe nënçmojnë dhe të na vendosin në pozicion jo të barabartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”PSP një vit e gjysmë publikon se do të marrim akuza. Ndërkohë kam realizuar një sërë udhëtimesh dhe jam kthyer nga udhëtimet jashtë vendit. Vetëm në qershor kam pasur udhëtime në katër deri pesë vende dhe jam kthyer. Po të kisha dashur të iki, ndërsa e kam ditur se më 28, 29 ose 30 qershor PSP do të mbajë pres dhe do t’i parashtrojë akuzat pa kurrfarë dëshmie, por nuk më ka ra ndër mend që të iki”, ka theksuar Gruevski ndër të tjera.

Ai më tej ka shtuar se bëhet fjalë për hajkë politike që zhvillohet kundër personalisht kundër meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe partisë që të na degradojnë dhe nënçmojnë dhe të na vendosin në pozicion jo të barabartë, njofton AIM.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski u është përgjigjur gazetarëve gjatë qëndrimit në Manastir dhe shtoi se ai nuk e ka ndërmend të ikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button