Maqedonia

Ademi-Baily: Tërheqja e diasporës të investojë në Maqedoni

Miratimi i ligjit për diasporën, tejkalimi i ndarjes së saj etnike dhe kthimi i të rinjve në Maqedoni, janë tre prioritetet qeveritare që i prezantoi sot ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, në takimin e punës me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin Ademi theksoi se kujdesi i diasporës në nivel ministror ka më shumë përparësi. Në veçanti theksoi nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët siç theksoi ministri, ndihen të pafavorizuar përpara investitorëve të huaj.

“Ne nuk kemi ligj për diasporën. Diçka që, si një rregullim ligjor ekziston te të gjithë fqinjët tanë, dhe i përcakton aspektet ligjore të bashkëpunimit të diasporës me atdheun”, theksoi ministri Ademi. Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, ishte veçanërisht mirënjohës për idenë e një strategjie për kthimin e emigrantëve te rinj në Maqedoni, që Ministri i prezantoi përpara Shkëlqesisë së tij gjatë vizitës së sotme.

Si një sfidë e veçantë, Ministri Edmond Ademi theksoi ndarjen etnike të diasporës. Një nga synimet e veprimtarisë së tij janë dy komunitetet më të mëdha etnike nga Maqedonia, që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, të ulen në një tavolinë të përbashkët dhe të bashkëpunojnë me Qeverinë.

“Para nesh, kemi një fletë të zbrazët. Mbetet që ne të shkruajmë gjëra të mira”, theksoi Ademi dhe si hap të parë të suksesshëm e theksoi pritjen e një përgjigje pozitive nga Ministria e Transportit të Gjermanisë, në përpjekjet e bëra për qytetarët e Maqedonisë të jenë në gjendje të përdorin patentat e shoferit të Maqedonisë në Gjermani, njofton AIM.

Diaspora është një burim i rëndësishëm dhe i vlefshëm jo vetëm në Maqedoni por edhe në nivel global, tha ambasadori Baily, i cili theksoi se do të ndihmojë në vendosjen e komunikimit me emigrantët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në të ardhmen të investojnë në Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button