Home / roze / Jay Z, të vërtetat e lidhjes me Beyonce

Jay Z, të vërtetat e lidhjes me Beyonce

Jay Z pranon se martesa e tij “nuk ishte ndërtuar në 100% vërtetësi”.

Reperi 47-vjeçar lidhi martesë me Beyonce 9 vjet më parë, duke pranuar se “gjëja më e vështirë që ka bërë është të përballej me vështirësitë potenciale në unionin e tij dhe përpjekja për ti rregulluar”.

“Kjo është jeta ime reale. Ne vrapuam në këtë vend dhe ndërtuam këtë kështjellë të madhe, të bukur të lidhjes sonë që nuk u ndërtua totalisht në 100% vërtetësi dhe nisi të rrëzohej”.

Jay Z thotë më tej se gjërat nisën në sytë e publikut. “Më pas arritëm në atë pikë ku thamë ‘Ok, ta heqim këtë dhe tia nisim nga fillimi… është gjëja më e vështirë që kam bërë”, vijon Jay Z. Megjithatë ai insiston se çelësi i bashkimit të tyre është ndershmëria.

Leave a Reply

%d bloggers like this: