Home / roze / Premiera e “Dunkirk”

Premiera e “Dunkirk”

 Fansat i rezervuan një pritje të jashtëzakonshme Princit Harry të Anglisë dhe këngëtarit Harry Styles, në premierën botërore të filmit të shumëpritur “Dunkirk”. Adhuruesve të këtij të fundit i shpëtuan deri edhe lotë, kur u gjendën përballë tij.

Për yllin e grupit “One Direction”, drama e Luftës së Dytë Botërore shënon dhe debutimin e tij si aktor.

Filmi i Christopher Nolan e rrëfen të detajuar betejën e famshme, që i pa ushtarët britanikë, francezë e belgë të ziheshin në kurth prej forcave gjermane. I përshkruar nga kryeministri i atëhershëm britanik Winston Churchill si një “mrekulli”, evakuimi i vitit 1940 konsiderohet si një prej ngjarjeve kyçe, që përcaktuan rezultain e luftës.

Princi Harry, i cili ka shërbyer me forcat britanike në Helmand të Afganistanit, u takua më herët me veteranë të “Dunkirk”-ut në “Kensington Palace”. Styles, që ka nisur një karrierë “solo”, pas shkëputjes nga “One Direction”, nuk e thotë dot me siguri nëse do ta vazhdojë aktrimin, por thotë se ka shijuar çdo moment të qëndrimit në sheshxhirimin e “Dunkirk”.

Plot 338 mijë ushtarë u shpëtuan me luftanije, varka të thjeshta, e çdo lloj mjeti tjetër nga 27 maji deri më 3 qershor të vitit 1940, gjatë operacionit “Dynamo”, të cilin Nolan është kujdesur ta rikrijojë me një përpikmëri të admirueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: