Home / roze / Jessica Alba në pritjen e ëmbël

Jessica Alba në pritjen e ëmbël

Jessica Alba dhe Cash Warren do të bëhen prindër për herë të tretë. Aktorja 36-vjeçare ka bërë publik lajmin në Instagram.

Bashkë me dy vajzat e saj në një video ajo bëri të ditur se është në pritje të një fëmije me bashkëshortin producent filmash 38-vjeçar.

Jessica postoi një video Boomerang me dy vajzat e saj ku shkruan “Cash dhe unë zyrtarisht do të shtohemi”, shoqëruar me hashtaget ‘në pritje të bebit’, ‘sërish’, dhe ‘të bekuar’.

Çifti ka dy vajza, Honor 9 vjeçe dhe Haven 5 vjeçe. Jessica ka përfshirë dhe vajzat në lajmërimin e saj, ku Honor mban tullumbacin me numrin 1, Haven atë me numrin 2 dhe vetë aktorja atë me numrin 3, teksa ka vënë dorën mbi bark.

Cash nuk është në klipin e shkurtër, por me siguri që producenti i “In the Blood” është mjaft i lumtur që do të bëhet baba për herë të tretë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: