Kosova

VV nis zgjedhjet për kandidatët për kryetarë të komunave

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zgjedhjet e brendshme ku do të zgjedhen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor 2017.

Kryetari i komisionit zgjedhor, Nol Nushi theksoi se procesi i zgjedhjeve të brendshme do të jetë transparent dhe demokratik.

“Nga java e ardhshme komunat mund të hapin votimin për ta zgjedhur kandidatin e për kryetar komune dhe kandidatët për asamblistë”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Ismail Kurteshi tha se procesi do të jetë i hapur dhe demokratik.

Ai theksoi se asnjë kandidatë për kryetar komune nuk do të kandidohet pa kaluar nëpër procesin e votimit.

Kurteshi shtoi se ai vet nuk do të kandidojë për kryetar të Gjilanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button