Home / Kosova / “Kosova mund të hyjë në Interpol, sigurt jo në UNESCO”

“Kosova mund të hyjë në Interpol, sigurt jo në UNESCO”

Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpol është  më e komplikuar nga ajo me pranimin në UNESCO.

Është e qartë se për pranim në UNESCO, Kosova nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, për dallim nga ajo me Interpolin.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë për të përditshmen serbe “Danas” se do të takohet me ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, për shkak të problemit të kompetencave të MPB-së, transmeton Klan Kosova.

Kosova tashmë ka aplikuar për anëtarësim në Interpol, ndërsa ka ende kohë për të aplikim në UNESCO.

Leave a Reply

Your email address will not be published.