Maqedonia

Të punësuarit në TEC Manastir kanë vjedhur naftë, SPB ngrit kallëzime penale kundër shtatë prej tyre

Të punësuarit në TEC Manastir kanë kryer keqpërdorime me përdorime personale të makinave dhe vjedhje të naftës. Për këtë arsye SPB Manastir ka ngritur kallëzime penale kundër shtatë të punësuarve në TEC Manastir.

 

Në vend që për çdo ditë të paguajnë faturat për karburantin e harxhuar, ata për disa ditë me radhë nuk kanë njoftuar udhëheqësin e tyre për naftën e harxhuar dhe kështu kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 150 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari i shtatë në muajt mars dhe prill të këtij viti, sipas sistemit monitorues të TEC Manastir, ka drejtuar minibusin nën pronësi të “AD Elektrani” dhe ka shfrytëzuar naftë më shumë se ajo që ka drejtuar minibusin, me çka ka shkaktuar dëm prej 8 mijë denarëve.

Pritet që gjatë ditëve në vazhdim SPB Manastir të njoftojë opinionin për rrjedhën e rastit ku shtatë personat dyshohen për vjedhje të naftës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button