roze

Ndërron jetë aktori Sam Shepard

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, regjisor dhe skenarist, Sam Shepard ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kentucky rrethuar nga fëmijët dhe motrat e tij, pas një beteje të gjatë me sklerozën.

“Familja kërkon privatësi në këtë kohë të vështirë”, tha zëdhënësi Chris Boneau.

Shepard mori çmimin Pulitzer për drama më 1979 për rolin e tij në Buried Child dhe është autor i 44 roleve si dhe disa librave dhe tregimeve të shkurtra, memorieve dhe eseve.

Ai ishte nominuar gjithashtu edhe për çmimin Academy për aktorin më të mirë mbështetës në 1983,  në filmin “The right stuff” në rolin e pilotit Chuck Yeager.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button