Home / Ekonomia / Dyfishohet konsumi i kafesë në Shqipëri

Dyfishohet konsumi i kafesë në Shqipëri

Rritja e nivelit të importit të kafesë mund të shpjegohet me faktin se shqiptaret po konsumojnë më shumë këtë produkt.

Ndërkohë kafeja është një ndër produktet kryesore që importohet dhe tatohet me akcizë.

Sipas të dhënave zyrtare të  Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për periudhën 6-mujore niveli i importit të kafesë arriti në 3 955 ton, ku vetëm gjatë muajit qershor  rezulton të kenë hyrë në vendin tonë 846 ton kafe, raporton Tv Scan.

Sipas të dhënave nga Doganat, kjo masë importi e këtij produkti është thuajse dyfishi i  të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Specialistët e doganave, për të analizuar produktin e kafesë përdorin analizën e konsumit, që lidhet direkt me pagesën e akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim, kjo nga importi ose nga daljet e magazinave fiskale.

Po të analizojmë të dhënat, rezulton që konsumi i këtij produkti përgjatë muajve të parë të këtij viti ka patur luhatje me ulje-ngritje, çka bëri që të nxiteshin debate publike mbi procedurat dhe nivelin e zhdoganimit të këtij produkti.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë administrata doganore njoftoi gjithashtu  kompanitë  për ndryshimet e çmimeve të kafesë në tregjet ndërkombëtare, ku sipas  tyre, çmimet e bursës për produktin e kafes, krahasuar me të njëjtën periudhë të  2016 kanë qenë më të larta, sidomos në muajt e parë të vitit.

Ndërkohë të ardhurat nga taksa e akcizës  në buxhetin e shtetit janë rritur këtë vit. Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si kafe e pjekur, e papjekur, e dekafeinuar, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: