Home / Kosova / Lista Serbe tregon pse nuk mori pjesë në seancën konstituive

Lista Serbe tregon pse nuk mori pjesë në seancën konstituive

Lista Serbe në një kumtesë për media ka theksuar se “i jep hapësirë të partive shqiptare për të gjetur numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Kuvendit të Kosovës”.

Kjo parti kësisoj ka shpjeguar mungesën nga seanca konstituive që u ndërpre të enjten, e që vazhdoi gjatë ditës së sotme për t`u ndërprerë sërish.

“Lista Serbe si parti me përgjegjësi politike dje tregoi se nuk duan të pengojnë formimin e institucioneve për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Me mungesën e sotme tonën i japim hapësirë partive shqiptare për të siguruar  numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Parlamentit”

“Lista Serbe është e gatshme për t’u angazhuar në punën e institucioneve që luftojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve, në këtë drejtim ne besojmë fuqishëm se të gjithë në ditët e ardhshme do të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me këtë proces, por edhe për qytetarët”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: