Home / Kosova / Kuvendi deklarohet edhe zyrtarisht për takimin e radhës konsultativ për seancën konstituive

Kuvendi deklarohet edhe zyrtarisht për takimin e radhës konsultativ për seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i drejtuar nga Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbajtur sot takimi konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.

“Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, më 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kishte thënë se partia e tij nuk do të merr pjesë në një takim tjetër konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës, ashtu siç ka kërkuar koalicioni PAN.

Leave a Reply

%d bloggers like this: