Teknologji

Taktika e re e hakerave

Jo vetëm telekamerat, baby monitor, apo ruter i shtëpisë, hakerat tani pëlqejnë dhe makinat e kafesë, dhe peshkojnë steganografinë e Greqisë antike për të fshehur komunikimin mes dy palëve.

Janë këto trendi i ri i krimit kibernetik teksa janë kthyer në modë sulmet DDoS (Distributed Denial of Service), ato sulmet që bëjnë nokaut faqene internetit që përfundon shpesh në luftë politike.

Më i gjati i muajve të fundit zgjati 277 orë, më shumë se 11 ditë dhe kishte si shënjestër një furnizues kinez i shërbimit të telekomunikacionit. Të dhënat janë publikuar nga Kaspersky Lab. Kirill Kruglov, ekspert i shoqërisë së sigurisë ka treguar se falë dëshmive të një inxhinieri që dëshiron të mbetet anonim, tregon se si lidhja e makinës së kafes me rrjetin ka bllokuar sallën e kontrollit të një fabrike.

E në fakt që në 2015 një eksperiment kishte treguar se makinat e kafes u jepin një mundësi kriminelëve që të shfrytëzonin fjalëkalimet për rrjetin Vvi-Fi lokal. Me steganografinë e rishikuar në një çelës dixhital, sipas Kaspersky janë vënë në shënjestër operacionet e spiunazhit kibernetik për të vjedhur informacione financiare.

Në muajt e fundit janë bërë të paktën tre, por ekspertët kanë frikën se kjo teknikë mund të bëhet në masë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button