Ekonomia

Shqiptarët, të fundit në rajon për konsumin e birrës, 22-30 litra për frymë

Shqipëria nuk hyn tek vendet birrëdashëse dhe këtë e tregojnë shifrat e konsumit për frymë, ku vendi ynë rezulton ndër të fundit në rajon dhe Europë.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2016, në treg u hodhën rreth 62 milionë litra (prodhim + import) çka bën që konsumi për frymë të jetë 22 litra. Kjo përllogaritje vlen vetëm për pjesën formale të tregut, ndërkohë që nëse në vlerësim marrim edhe tregun informal, fabrika të vogla dhe pjesën e evazionit, konsumi për frymë mund të arrijë deri në 30 litra për frymë.

Sakaq nga fqinjët duket se Italia është më afër shifrës tonë, me vetëm 26 litra për frymë të konsumit të birrës. Më pas vijnë Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi. Kroacia është ajo që mban edhe rekordin në rajon, me 76.6 litra për frymë.

Për Maqedoninë dhe Kosovën, shifrat nuk janë të disponueshme.

Rekordin në botë e mban Çekia, me 142 litra për frymë dhe pas saj vjen Sejshell me 114.6 litra për frymë. Austria dhe Gjermania vijnë respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt kurse listën e 10 vendeve me konsumin më të lartë për frymë e mbyll Rumania me 92.1 litra për frymë.

Në Shqipëri, prodhimi vendas dhe importi ndajnë tregun përgjysmë, ku ky i fundit po e rrit me shpejtësi peshën e tregut, për të arritur në 48.5% në fund të muajit maj 2017, nga 30% në vitin 2012.

Deri në maj 2017, në treg janë hedhur 237 600 hektolitra birrë, nga të cilat 122 360 janë prodhim vendas, kurse 115 240 hektolitra janë të importuara, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-maj 2017, importet e birrës shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2010, me një rritje prej 19.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti.

 

konsumi i birres

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button