Home / Kosova / Nis takimi Thaçi-Vuçiq, ja ku u zhvillua takimi në mëngjesin e sotëm

Nis takimi Thaçi-Vuçiq, ja ku u zhvillua takimi në mëngjesin e sotëm

Mediat serbe kanë raportuar se takimi në mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, tashmë ka filluar.

Duhet përkujtuar që dy presidentët janë takuar edhe mëngjesin e sotëm në një takim joformal në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq tashmë janë takuar në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, si pjesë e një pune joformale gjatë ngrënies së mëngjesit, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të qëndrojë më shumë në Bruksel, pasi nesër ai do të jetë në Serbi, për të përuruar një shkollë të re,raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Komisioni Evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është për të shkëmbyer mendimet mbi vazhdimin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit me një fokus për përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, gjë e cila u dakordua nga dy presidentët në muajin korrik.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: