Home / Ekonomia / Tenderët, APP ndryshon sistemin, institucionet duhet të japin arsye kur anulojnë procedurat

Tenderët, APP ndryshon sistemin, institucionet duhet të japin arsye kur anulojnë procedurat

Autoritetet kontraktore duhet të japin arsye në të gjitha rastet kur vendosin të anulojnë një procedurë prokurimi. Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë së fundmi disa ndryshime në sistem të cilat ndalen në tre aspekte.  Së pari lidhur me rivlerësimet. Sipas agjencisë në shumë raste operatorët i mbyllin në sistem procedurat pa pritur afatet e ankimimit ligjor. Për këtë është shtuar një funksionalitet i ri. Së dyti në shumë raste autoritetet kontraktore, anulojnë procedurat në sistem. Për të kuptuar aryset që çojnë në këtë vendim APP ka vendosur si opsion përshkrimin e arsyeve që çojnë në këtë vendim. Së treti ka raste kur operatorët bëjnë të njëjtat oferta dhe për të evituar rastet e “përplasjeve” me të njëjtën shifër APP ka shtuar mundësinë që operatorët të njoftohen.

 Njoftimi i plotë i APP për ndryshimet në sistem

Agjencia e Prokurimit Publik, per t’i ardhur ne ndihme autoriteteve kontraktore te cilet perdorin sistemin e prokurimit elektronik, njofton se ka punuar ne drejtim te permiresimit te disa funksionaliteteve te tij, konkretisht:

 1.       Nisur nga konstatimet e fundit se, nepunesit e autorizuar te njesise se prokurimit te autoriteteve te ndryshme kontraktore mbyllin ne sistem fazen “Kerkohet Ri-vleresim”, para se te perfundojne afatet ligjore te ankimimit, ose pa pritur vendimin e dhene nga Komisioni i Prokurimit Publik per lejimin e procedures se prokurimit, etj, eshte shtuar si funksionalitet ne sistemin e prokurimit elektronik butoni “Fillo Ri-vleresimin”Me ane te ketij funksionaliteti, nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit mund te filloje procesin e rivleresimit per proceduren e prokurimit ne sistem. Hapat qe duhet te ndjeke jane si vijon: Nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit, tek skedari “Procedura te Publikuara” perzgjedh proceduren e prokurimit per te cilen do kryhet procesi i rivleresimit, dhe tek butoni “Me shume” duhet te perzgjedhe “Fillo Rivleresimin”Me pas, ne dritaren qe dote shfaqet dote jepen arsyet e ketij rivleresimi dhe per te perfunduar, veprimet duhet te klikoje butonin “Tjeter”.

 Pas ketij veprimi, do te shikoni qe per proceduren e zgjedhur statusi i fazes “Vleresimi i Ofertave” kthehet ne gjendjen “E Paperfunduar”, duke u dhene mundesine anetareve te komisionit te vleresimit te ofertave te kryejne teknikisht rivleresim ne sistem. Pasi anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave kane hyre me llogarite e perdoruesit te tyre ne sistem, procedura do t’ju rishfaqet tek dosja “Per t’u vleresuar”. Ndersa tek “Detyrat e Mbetura” nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit do gjeje fazen “Vleresimi i ofertave”, te cilen duhet ta perfundoje pasi te jete kryer rivleresimi nga anetaret e KVO. Kujdes: Procesi i rivleresimit mund te fillohet vetem pasi te jete perfunduar faza “Vleresimi i Ofertave”, si dhe deri ne momentin qe nuk eshte e publikuar njoftimi I lidhjes se kontrates se krijuar ne system.

Gjithashtu, historiku ne lidhje me procesin e rivleresimit do te ruhet ne sistem.

 2.       Per te identifikuar rastet e anullimit te nje procedure prokurimi ne drejtim te perpunimit te tedhenave statistikore per te pare arsyet qe me se shumti i detyrojne autoritetet kontraktore qe te  anullojne nje procedure prokurimi, eshte punuar ne drejtim te standartizimit ne sistemin e prokurimit elektronik te procesit te anullimit. Per kete qellim, nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit i komisionit te prokurimit me vlere te vogel, per te anulluar nje procedure te publikuar ne sistem duhet te shkoje te skedari

Procedura te Publikuara

 Me pas, perzgjedh proceduren e prokurimit per te cilen do kryhet procesi i anullimit, dhe tek butoni “Me shume” perzgjedh “Anullo tenderin“. Tek dritarja qe shfaqet, nepunesit te autorizuar tek fusha “Emri” i shfaqet objekti i procedures qe po anullohet, me pas duhet te perzgjedhe njeren nga arsyet e anullimit te procedures se prokurimit sipas parashikimeve te nenit 24, pika 1 te ligjit te prokurimit publik. Ne rast se, zgjidhni opsionin “Te tjera”,nepunesi i autorizuar tek fusha “Arsyeja te tjera” duhet te shenoje arsyet konkrete te anullimit te procedures. Me pas, nepunesi i autorizuar duhet te klikoje butonin “Anullo tenderin“. Ne dritaren qe shfaqet nepunesi i autorizuar duhet te plotesoje fushen “Pershkrim” si dhe me ane te opsionit “Bashkangjit” duhet te ngarkoje ne sistem “Njoftimin e Anullimit“, i cili dote publikohet ne Buletinin e Njoftimeve Publike vetem ne rastin e procedurave te prokurimit mbi 800.000 (teteqind mije) leke.

 Pasi te jene plotesuar te dhenat e mesiperme, nepunesi i autorizuar duhet te klikoje butonin Anullo Tenderin“. Ne kete moment, njoftimi i anullimit i krijuar ne sistem nga nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit eshte derguar per publikim prane publikuesit ne APP.

3.       Per anetaret e komisionit te prokurimit me vlere te vogel, si dhe per anetaret e KVO, eshte shtuar butoni “Kerkese e Re” tek skedari “Vleresuar”. Ky buton do ju vije ne ndihme, per dergimin e mesazhit ne rastin e hedhjes se shortit ndermjet operatoreve ekonomike, te cilet kane rezultuar me vlere ekonomike tenjejte, edhe pasi te jete perfunduar ne sistem faza “Vleresimi i Ofertave” nga nepunesi i autorizuar i njesise/komisionit. Konkretisht, anetari i KVO tek skedari “Vleresuar” perzgjedh proceduren e prokurimit duke klikuar dy here dhe ne dritaren qe shfaqet, klikon tek skedari “Ofertat e Paraqitura”Ne kete.skedar do i shfaqen te gjithe operatoret ekonomike qe kane dorezuar oferte ekonomike dhe me ane te butonit “Kerkese e Re”, duhet ti dergohet mesazhi secilit prej operatoreve ekonomike, te cilet kane rezultuar me vlere ekonomike te njejte. Ne kete mesazh duhet te caktohet nje date dhe ore e njejte per te gjithe operatoret ekonomike, me qellim qe ofertuesit te paraqiten prane autoritetit kontraktor per hedhjen e shortit ndermjet tyre.

APP- per ndryshimet ne faqe

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Leave a Reply

%d bloggers like this: