Ekonomia

Gati plani i përbashkët ballkanik për investimet e huaja, ja 6 pikat kryesore

Gjashtë vendet e Ballkanit në kuadër të planit të përbashkët për integrimin rajonal kanë përfunduar draftin për bashkëpunim në fushën e investimeve.

Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, drafti për investimet mbulon gjashtë fusha.

1-Kuadrin ligjor specifik për IHD;

2- Pranimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për investimet;

3- Lehtësimi i klimës së biznesit;

4- Harmonizimi i regjimit tatimor për investimet;

5- Harmonizimi  i politikave dhe aftësive në forcën e punës;

6-Përpjekje të përbashkëta në drejtim të promovimit të mundësive për investime;

Ky dokument synon të rrisë konkurrencën e përgjithshme të rajonit, si dhe kapacitetin e saj për të tërhequr IHD-të, veçanërisht në industritë e orientuara nga eksporti dhe zinxhirët e vlerës.

Studimi ka përfunduar procesin e  konsultimeve kombëtare dhe do të shqyrtohet në Grupin e Përbashkët të Punës për investime të SEEIC-CEFTA. Drafti përfundimtar i studimit është finalizuar tashmë dhe në të janë integruar rekomandimet e BE për reformat në sektorin e investimeve.

Këtë verë janë zhvilluar disa takime njëri prej tyre ishte takimi i gushtit në Durrës ku krerët e shteteve te Rajonit u informuan me axhendën e reformave të investimeve dhe raportit të IHD-ve.

Ndërkohë donatorët që kanë mbështetur këtë projekt po vijojnë përpjekjet për të përmirësuar imazhin e Rajonit në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja.

Fokusi i strategjisë së përbashkët të investimeve do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit në të gjashtë vendet e rajonit të përfshira në këtë nismë.

Qëllimi është që nga përmirësimi në mikro në ambientin e bizneseve të arrihet në përmirësime makro të politikave në vendet e Rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button