Home / Kosova / Ramush Haradinaj – kryeministër i Kosovës

Ramush Haradinaj – kryeministër i Kosovës

Parlamenti i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme votoi në favor të kabinetit të ri qeveritar që do të drejtohet nga Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kabinetin e ri përbëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën me Aleancën Kosova e Re. Pjesë e kabinetit qeverisës është edhe Lista Serbe.

Qeveria e kryeministrit Haradinaj përbehet nga pesë zv/kryeministra dhe 21 ministra.

Ramush Haradinaj – 49 vjeçar, një nga komandantët kryesor të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në dhjetor të vitit 2004 ishte zgjedhur kryeministër në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës që atëbotë drejtohej nga ish presidenti Ibrahim Rugova. Ai qëndroi në post vetëm për 100 ditë meqë u detyrua të përballet me akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hapisrat e ish Jugosllavisë, e cila dy herë me radhë e shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Zoti Haradinaj i lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Gllogjan afër Deçanit në Kosovën perëndimore.

Pas luftës së Kosovës ai shpërbeu për një kohë si zëvendëskomandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa në prill të vitit 2000, themeloi partinë e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zoti Haradinaj mori mandatin të enjten pak kohë pasi që parlamenti i Kosovës, zgjodhi me 62 vota për dhe 52 kundër Kadri Veselin për kryetar të parlamentit.

Mënyra e arritjes së marrëveshjeve për bashkëqeverisje ndërmjet koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Aleancën Kosova e Re, është kritikuar nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat thanë se një qeveri e tillë nuk do të mund të ketë jetë të gjatë dhe se e njëjta do të jetë e varur nga Beogradi.

Qeveria e ardhshme e Kosovës më një shumicë të thjeshtë votash në parlament, do të përballet me një opozitë të fortë.

Qeveria e re do të përballet me sfidat e vjetra, siç janë papunësia dhe marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht Serbisë, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: