Home / Kosova / Lista Serbe nuk voton për ushtrinë e Kosovës

Lista Serbe nuk voton për ushtrinë e Kosovës

Igor Simiqi, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe, tha se kjo parti mbetet në qëndrimin se në hapësirën e Kosovës e vetmja forcë e armatosur mbetet KFOR-i, ashtu siç thuhet në Rezolutën 1244 që është miratuar me pëlqimin e Beogradit, transmeton Koha.net.

Simiq për “Večernje novosti” ka reaguar kështu ndaj thënieve të Hashim Thaçit se deri në fund të këtij vitit do të krijohet Ushtria e Kosovës.

Përfaqësuesit politikë të serbëve tërheqin vërejtjen se pa pajtimin e bashkësive minoritare, përkatësisht pa votat e dy të tretave të deputetëve joshqiptarë, përfshirë dhe deputetët e Listës Serbe, është “e pamundur të themelohet Ushtria re Kosovës”.

“Në programin parazgjedhor me të cilin morëm pjesë në zgjedhjet e shkuara parlamentare, për qëndrimin tonë lidhur me ushtrinë e Kosovës, kemi marrë 98 për qind të votave të serbëve në Kosovës”, ka thënë Simiq.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: