Kosova

Pas grushteve mbi Zekën, Frashër Krasniqi ndalohet nga Prokurori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV’së gjendet në paraburgim.

“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti. Ajo tha se për rastin, gjatë ditës do të lëshojnë një raport më të detajuar

Nderkohe, drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka bërë të ditur se televizioni i tij ka marrë një vendim për dy deputetët të cilët sot u përfshinë në përleshje fizike në emisionin e drejtpërdrejt “Info Magazine”.

Në emisionin “Analiza Zgjedhore”, Haxhiu ka bërë të ditur se Klan Kosova do të dënojë deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

“Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka do të dënohet që të mos marrin pjesë në Klan Kosova deri më 15 janar të vitit të ardhshëm (2018)”, ka thënë Haxhiu. Ai ka fajësuar edhe stafin e Klan Kosovës, konkretisht moderatorin, për menaxhim jo të mirë të situatës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button