Home / Sporti / Spanja dhe Italia, Panucci: Rezultat për imazhin e Shqipërisë

Spanja dhe Italia, Panucci: Rezultat për imazhin e Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci në konferencë për shtyp përpara ndeshjeve ndaj Spanjës dhe Italisë, deklaroi se një rezultat pozitiv në këto ndeshje do i bënte mirë imazhit të vendit tonë.

“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci.

Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”.

“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanjë do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi Panucci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.