Home / Sporti / Nedim Bajrami, pjesë e Kombëtares shqiptare: Ëndrra ime u bë realitet

Nedim Bajrami, pjesë e Kombëtares shqiptare: Ëndrra ime u bë realitet

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare.

Bajrami në një mesazh për tifozët ka theksuar se ëndrra e tij për të luajtur për Shqipërinë më në fund u bë realitet.

“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar”, theksoi ai.

“Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar”, u shpreh Bajrami.

“Një falenderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti”, theksoi Bajrami në mesazhin për tifozët.

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë, por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare, siç është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: