Kronika

Bruçaj uron besimtarët myslimane

Skender-Bruçaj-kreu-i-Komunitetit-Mysliman-të-Shqipërisë-Foto-Agim-Dobi-11-525x350Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Skënder Bruçaj, uroi te dielen besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jete sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi në çdo sferë të jetës, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë”, iu drejtua Bruçaj besimtarëve myslimanë.
Ne sot po përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, për të pritur festën e Bajramit, qe është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar
“Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit, i lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo nëpër botë ku shkelen parimet hyjnore dhe të drejtat themelore të njeriut”, theksoi Bruçaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button