Ekonomia

OSHEE: Në korrik asnjë qytetar nuk do të paguajë aforfe

Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, tha për ATSH-në, se investimi në teknologji synon rritjen e trasparencës dhe efiçiencës së shërbimit ndaj klientit.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) synon që në korrik të këtij viti, të përfundojë plotësimin me matës elektronikë të energjisë të  35 mijë familjeve që sot faturohen aforfe.
Drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, tha për ATSH-në, se  investimi në teknologji, është një nga sfidat e OSHEE-se për rritjen e trasparencës dhe efiçiencës së shërbimit ndaj klientit. Në këtë kuadër, shpjegon ajo, të gjithë faturistët do të pajisen me një pajisje optike, e cila futet te matësi dhe bën llogaritjen e të dhënave. Menjëherë pas këtij veprimi printohet fatura.
Ferraj shpjegon se aplikimi i matësave elektronike të teknologjisë bashkohore në të gjithë vendin nis pas përfundimit të instalimit të 35 mijë matësve për qytetarët që paguajnë ende fatura aforfe.
Deri tani kanë mbetur edhe 28 mijë matësa për t’u instaluar, në një kohë që vetëm në prill janë vendosur 10 mijë të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button