☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,629 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $80,439 ▲ +1.89% ETH $2,510 ▲ +0.24% XRP $1.4458 ▲ +2.13% SOL $107.8000 ▲ +5.88%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,629 ▼0.74 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,629 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

KiE paralajmëron: Zgjedhjet në Maqedoni do të bojkotohen nga 3 parti

Tri nga 4 partitë kryesore në Maqedoni e kanë informuar Këshillin e Europës se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, nëse nuk përmbushen kushtet për zgjedhje demokratike.

Këtë e ka bërë të ditur Stefan Schennach, kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që në dy ditët e kaluara ka vëzhguar klimën parazgjedhore në Maqedoni.

“Tashmë dihet, që 3 nga 4 partitë kryesore nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, nëse nuk plotësohen parakushtet, nuk zbatohet marrëveshja për zgjidhjen e krizës, apo nuk bëhet pastrimi i listës zgjedhore”, tha Stefan Schennach, kryesues i delegacionit të Këshillit të Europës.

Përfaqësuesi i KiE-së nuk ka përmendur emrat e partive që mund të bojkotojnë zgjedhjet, megjithatë, aktualisht vetëm partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit vlerëson se vendi është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Përfaqësuesit e KiE-së kanë ftuar palët që të ulen përsëri bashkë, për të vendosur nëse do të shtyhet apo jo data e zgjedhjeve.

“Rruga e vetme për të zgjidhur krizën është që të mbahen zgjedhjet, megjithatë jo zgjedhje ku do të garojnë vetëm një apo dy parti, por zgjedhje gjithëpërfshirëse”, tha Stefan Schennach, kryesues i delegacionit të Këshillit të Europës.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë kërkuar nga Presidenti maqedonas, George Ivanov, që ta tërheqë sa më parë vendimin për falje. Ata porositën pushtetin që të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë Speciale dhe kërkuan që të mos pengohen protestat e shoqërisë civile.

Për gjendjen e mediave në Maqedoni, kryesuesi i delegacionit të KiE-së dha vlerësim tejet negativ.

“Kur e shoh gjendjen e medieve në vendin tuaj, më vjen të qaj”, tha Stefan Schennach.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.