Ekonomia

Pr.ligji/ Shoqëritë e kursim-kreditit mund të kryejnë transferta apo këmbim valutor

Miratimi i projektligjit “Për shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) dhe unionet e tyre”, në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, i hap rrugën këtyre shoqërive, që të mund të kryejnë edhe veprimtari të tjera financiare që lidhen me transfertat apo kursin e këmbimit.

Sipas këtij projektligji, shoqëritë e kursim-kreditit dhe anëtaret e tyre përjashtohen nga tatimi mbi fitimin.
Ndërsa sanksionohet se “shoqëritë e kursim-kreditit duhet të kenë të paktën 50 anëtarë nga 7 që është aktualisht”.

Në ndryshim nga ligji aktual, projektligji forcon kontrollin e Bankës Qendrore ndaj SHKK dhe lë hapësirë për zhvillimin e veprimtarive të tjera financiare, si për shembull shërbim pagesash, transferta, apo shërbimi i këmbimit valutor.

Në Shqipëri ka disa shoqëri kursim krediti me rreth 40 mijë anëtarë, që si qëllim kanë kreditimin sidomos të zonave rurale për subjektet që nuk kanë akses në sistemin bankar. Ato janë bashkime vullnetare anëtarësh që kontribuojnë në një fond, që administrohet nga bordet ekzekutive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button