Kronika

Kodheli në Gjermani për çështjet e sigurisë dhe situatën gjeopolitike në rajon

Çështjet e sigurisë, situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, pa harruar edhe Kosovën, do të jenë disa nga pikat kryesore të takimit të ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli dhe homologes së saj gjermane znj. Ursula von der Leyen.

Kodheli është nisur sot për një vizitë dyditore në Gjermani me ftesë të homologes së saj.

Në takimin me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, pritet të diskutohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh sidomos në fushën e mbrojtjes.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ministrja Kodheli është e ftuar për të mbajtur një leksion në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hamburg. Ministrja Kodheli do të ketë një takim edhe me komandantin e kësaj akademie, gjeneralmajor Achim Lidsba.

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, ministrja Kodheli do të ketë takime me këshilltarin ushtarak në qeverinë federale gjermane gjeneral brigade Andreas Delp, kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestagun gjerman, z. Ëolfgang Hellmich dhe komisionerin ushtarak të Bundestagut z. Hans-Peter Bartels.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button