Kosova

Kurti e Vuçiç nuk takohen/ BE: Zgjedhje të reja në veri, Serbia të lirojë tre policët

Më shumë se katër orë është diskutuar në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari për dialogun, Miroslav Lajçak kanë takuar ndaras dy herë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe një herë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciç.

Këto takime nuk sollën një tjetër tre palësh dhe duket që e vetmja pikë ku u pajtuan palët qe nevoja për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

“Në mënyrë që të ecim përpara kam dhënë propozime konkrete të bazuara në kushtet e Bashkimit Evropian dhe një listë. në këtë kontekst u pajtuam qw duhen zgjedhje të reja dhe diskutuam për hapat e modalitetet se si të ecim më tej. Nuk jemi ende atje, por të paktën e dimë se si të veprojmë, cilat janë alternativat dhe procedurat”, tha Borrell.

Borrell ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia, por ka kërkuar edhe hetim për trajtimin e të arrestuarve serbë nga ana e policisë së Kosovës.

“Diskutuam edhe për arrestimet. Theksova se arrestimi i padrejtë dhe arbitrar dhe keqtrajtimi i të burgosurve është i papranueshëm. Misioni ynë i EULEX-it në Kosovë do të luajë një rol monitorues në këtë kontekst. I theksova presidentit Vuciç se policët e Kosovës që mbahen në Serbi duhet të lirohen pa kushte dhe menjëherë. Në veçanti, Kosovës i kam prezantuar disa dyshime për trajtimin e të burgosurve  dhe arsyet për disa paraburgime si dhe kërkova hetim të detajuar dhe vlerësim të situatës dhe të marrin masat e duhura”. 

Pas takimit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çdo gjë ka shkuar shumë larg dhe se nuk ka udhërrëfyes drejt zgjidhjes.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhjet e reja, por pati akuza për Serbinë që refuzoi takimin trepalësh.

“Diskutuam edhe për de-eskalimin për bindjen time kjo nënkupton largimin e grupeve ekstremiste të dhunshme e që menjëherë do pasohej nga zvogëlimi i policisë brenda komunave. E kuptoj që duhen zgjedhje të parakohshme me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, kampanjë ferr dhe pastaj zgjedhje. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe se kemi një paqe të sigurt por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them që ditët e ardhshme janë më të mira”.

Shefi i diplomacisë evropiane njoftoi se të hënën raporton tek ministrat e jashtëm për situatën në Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button