☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 100.64 ▼1.51%
ARI 4,706 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,020 ▼ -0.2% ETH $2,298 ▼ -0.46% XRP $1.4544 ▼ -0.48% SOL $95.2500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 100.64 ▼1.51 % ARI 4,706 ▲0.41 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 100.64 ▼1.51 % ARI 4,706 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Bota

Biden, Modi, vlerësojnë epokën e re në marrëdhëniet Indi-SHBA

Vizita shtetërore e këtij të fundit u shoqërua me një sërë marrëveshjesh në fushën e mbrojtjes dhe tregtisë, që synojnë t’i kundërvihen ndikimit global të Kinës.

Partneriteti është “më i fortë, më i ngushtë dhe më dinamik se në çdo periudhë tjetër të historisë”, u tha Presidenti Biden gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtyp me Kryeministrin Modi. Marrëdhëniet ekonomike po “lulëzojnë”, me tregtinë që është më shumë se dyfishuar gjatë dekadës së fundit, shtoi më tej ai.

Zoti Modi foli për “një kapitull të ri” në kuadër të “partneritetit strategjik” të dy vendeve, pasi të dy udhëheqësit përfunduan bisedimet në Zyrën Ovale. Pjesë e diskutimeve ishin dhe dallimet në qëndrimeve mes vendeve lidhur me Rusinë dhe të drejtat e njeriut.

Uashingtoni dëshiron që India të shërbejë si një kundërpeshë strategjike ndaj Kinës dhe e sheh atë si një partner kritik, megjithëse disa analistë dhe ish-zyrtarë kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Indisë për t’i bërë ballë Pekinit, për çështje të tilla si Tajvani. Uashingtoni ka qenë gjithashtu i shqetësuar mbi lidhjet e ngushta të Indisë me Rusinë ndërsa ky vend vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

Zoti Modi po kërkon të rrisë ndikimin që India, vendi më i populluar në botë, me 1.4 miliardë banorë, ka në skenën botërore, pas marrëdhënieve të tensionuara me Kinën fqinje.

Konferenca për shtyp ishte një pasqyrim i traditave të ndryshme politike, duke shënuar herën e parë që zoti Modi i përgjigjej pyetjeve në një format të tillë, gjatë mandatit të tij nëntëvjeçar.

Vizita e zotit Modit nuk kaloi pa polemika. Fjalimi i tij i planifikuar të mbahet më vonë të enjten në Kongres në prani të anëtarëve të të dyja dhomave të tij, pritet të bojkotohet nga një grup ligjvënësish liberalë.

Ndërsa 7,000 dashamirës u mblodhën për një ceremoni shumëngjyrëshe hapjeje në Shtëpinë e Bardhë, një grup shumë më i vogël demonstruesish, u mblodhën disa blloqe më tutje, për të protestuar mbi qasjen e administratës Biden ndaj zotit Modi.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe disa ligjvënës amerikanë kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e zotit Biden për t’i ofruar nderim të lartë një udhëheqësi, gjatë mandatit nëntëvjeçar të të cilit, liria politike, fetare dhe liria e shtypit është përkeqësuar.

Agjenda e kryeministrit indian këtë të enjte mbyllet me një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.